Loading…

Fotoja qesharake që ka pushtuar internetin, gjejeni pse

  • 17/12/2016 | 23:17

Fotoja qesharake që ka pushtuar internetin, gjejeni pse

Një fotografi e gjashtë shoqeve që pozojnë në plazh ka bërë xhiron e botës për një arsye shumë qesharake. Fotoja e postuar në Instagram dukej krejtësisht normale, por një përdorues i vëmendshmë e vërejti çfarë nuk ishte në rregull me fotografinë.

Nëse bëjmë një inspektim më të vëmendshëm të fotografisë, vërejmë që fytyrat e vajzave në foto duken tmerrësisht të ngjashme. Kjo pasi një shakaxhi, me anë të Photoshopit, ka ‘ilustruar’ fytyrat e shoqeve me shprehjen e fytyrës së mashkullit që po qëndron prapa i paftuar për të pozuar para fotoaparatit, transmeton gazetametro.net.

Dikush e publikoi këtë fotografi me mbishkrimin ‘më vjen turp sa shumë më mori kohë ta kuptoja çfarë nuk shkonte’ dhe mori 1 mijë pëlqime brenda 24 orëve. Megjithatë, ka ende komentues në fotografi që nuk arrijnë ta kuptojnë elementin special të fotografisë në fjalë.

1

Por, edhe një tjetër fotografi ku përfshihen bikini ka bërë xhiron e botës përmes internetit. Një iluzion optik qesharak ka bërë që të duket sikur gruaja në fjalë është e zhveshur. Megjithatë, kjo nuk qëndron duke qenë se krahu i burrit që pozon para aparatit e ka mbuluar dhe ka krijuar iluzion.

1

 

Fotoja ka marrë afërsisht 80 mijë shikime në rrjete sociale. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë