Loading…

Fotografja realizon portrete të grave para dhe pas lindjes për të treguar ndikimin e mëmësisë

  • 03/10/2026 | 10:00

Fotografja realizon portrete të grave para dhe pas lindjes për të treguar ndikimin e mëmësisë

Një fotografe lituaneze ka sjellë një këndvështrim ndryshe mbi ndryshimet që përjetojnë gratë pasi bëhen nëna. Në projektin e saj fotografik Becoming Mother, Vaida Markeviciute-Razmislavice ka fotografuar 33 gra para dhe pas lindjes, duke u përqendruar jo te ndryshimet fizike, por te shikimi dhe emocionet e tyre.


Gratë janë fotografuar gjatë shtatzënisë me fëmijën e tyre të parë dhe më pas, brenda tre muajve të parë pas lindjes. Fotografja, e cila është vetë nënë, ka synuar të tregojë përvojën e mëmësisë përmes syve të grave, duke shmangur elemente të tjera që mund të tërhiqnin vëmendjen, si barku i shtatzënisë.

Sipas saj, ndryshimet në fotografitë “para dhe pas” nuk janë gjithmonë të dukshme menjëherë, por mund të vërehen në vështrim, energji dhe shprehjen e grave. “Pas çdo portreti qëndron historia e një gruaje, rrugëtimi i saj unik, transformimi i saj”, ka thënë Markeviciute-Razmislavice.

Gjatë fotografimeve, ajo u bëri grave vetëm një pyetje: çfarë do të thoshte mëmësia për to. Në fotografimet e para, përgjigjet lidhen kryesisht me pritshmëritë dhe idetë për mëmësinë, ndërsa pas lindjes, gratë folën për përvojat konkrete, sfidat e reja dhe forcën e brendshme që kishin zbuluar.

Fotografja tha se gjatë procesit vuri re “shumë emocione të ndryshme” dhe një ndryshim të dukshëm te gratë. Ajo e përshkroi atë si diçka “shumë delikate dhe në të njëjtën kohë të thellë”, që nuk është gjithmonë e mundur të shpjegohet vetëm përmes fotografive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë