Loading…

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit (Foto)

  • 01/11/2016 | 19:02

Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit (Foto)

Në mediat serbe janë publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Serbi. Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.

Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd. Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Lirimin e Thaqit e kishte konfirmuar, menjëherë pasi u morr vendimi, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd.

n-ehatt

Lirohet Nehat Thaqi

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi është liruar nga paraburgimi në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar, Bashmir Xhemaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

“Zoti Thaçi shumë shpejt do te vijë në Kosovë dhe do t’i bashkohet familjes”, tha shkurt Xhemaj.

Thaçi ishte arrestua më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletëarresti të Gjykatës së Lartë në Nish, nën dyshime për veprën penale “të terrorizmit”.

Atij, autoritetet e drejtësisë në Serbi, i patën caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Pas arrestimit të Thaçit, Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, me të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, dhe i kërkohej “Bashkimit Evropian që përmes mekanizmave të tij detyrues të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë