Loading…

Fotografimi i refugjatëve Kosovarë përvoja më e mirë e fotografit të Obama’s

  • 01/02/2017 | 20:16

Fotografimi i refugjatëve Kosovarë përvoja më e mirë e fotografit të Obama’s

Pete Souza, është fotografi i cili i qëndroi pranë ish – presidentit të Amerikës, Barack Obama dhe kapi çdo moment të tij gjatë mandatit presidencial.


Por, kjo nuk ishte përvoja e tij e vetme gjatë karrierës si fotograf, shkruan gazetametro.net.

Ai, kishte punuar edhe në Uashington si fotograf i “Chicago Tribune”,  por edhe si fotograf i pavarur. E gjatë asaj kohe atij i kishte rënë të fotografojë kosovarët të cilët linin vendin e tyre gjatë luftës në vitin 1999.

Souza, këtë përvojë e quan si më të mirën gjatë karrierës së tij si fotograf.

Kështu e kujton edhe sot përmes publikimit të disa fotografive në rrjetin social Instagram, shkruan gazetametro.net.

“Nuk ka shumë lajme këto ditë në lidhje me refugjatët. Edhe pse sot padyshim nuk është njëjtë , unë kam bërë  për pak kohë dokumentin e krizës së refugjatëve të Kosovës në fund të vitit 1990”, shkruan Souza në instagram.

“Unë do të postoj disa foto nga mbulimi im në Maqedoni, ku shumica e shqiptarëve etnikë përfunduan atje, pasi u dëbuan nga vendi i tyre”, përshkruan njërën prej fotografive Souza./gazetametro.net

 

Kamp refugjatësh për shqiptarët në aeroportin e vjetër të zhvendosur nga Kosova.

Refugee camp at old airfield for ethnic Albanians displaced from Kosovo. See previous posts.

A photo posted by Pete Souza (@petesouza) on

https://www.instagram.com/p/BP-M4BrhShN/?taken-by=petesouza

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë