Loading…

Fotografia nga Parisi që po çmend opinionin serb: Thaçi i ulur afër Putinit dhe Trump

  • 11/11/2018 | 20:22

Fotografia nga Parisi që po çmend opinionin serb: Thaçi i ulur afër Putinit dhe Trump

Mënyra se si Franca i ka ulur liderët botërorë, në ceremoninë me rastin 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, ka nxitur reagime të shumta në Beograd sot.

Serbët i ka ‘çmendur’ dhe i ka acaruar renditja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka qenë në rendin e dytë të ulëseve, menjëherë prapa presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, njofton gazetametro.net.

Këtë serbët e kanë quajtur si skandaloze dhe nuk ka kaluar pa e komentuar as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili tha se protokolli në atë ceromoni nuk paraqet raport të forcave.

Mirëpo Vucic e ka pranuar se presidenti Thaçi  e ka pasur vendin më të mirë, prej të gjithë liderëve të rajonit, njofton gazetametro.net.

Ndonëse mediat në Beograd e kanë mbajtur këtë të fshehur gjatë ditës, në mbrëmje është zbuluar gjithçka nga qytetarët serbë atje dhe disa media që nuk janë të afërta me presidentin serb Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë