Fotografia familjare e astronautit Charles Duke, edhe pse sot mund të jetë e zbehur, që nga viti 1972 qëndron në hënë, trasnmeton Gazeta Metro.
Duke më 20 prill të vitit 1972 shkeli për herë të parë në sipërfaqen e Hënës në kuadër të misionit Apollo 16. Me vete kishte marrë edhe një fotografi familjare, të cilë e la atje.
Në fotografi janë djali i tij i madh Charles Duke III, kur ishte shtatë vjeç, djali i vogël Thomas (5) dhe astronauti me bashkëshorten Doroti Mid Kleborn.
Në fotografi shkruhej: Kjo është familja e Charles Duke nga planeti Tokë, i cili zbriti në Hënë më 20 prill të vitit 1972.
Atë kohë astronauti Charles Duke ai ishte 36 vjeç dhe ishte njeriu më i ri që kishte shëtitur në sipërfaqen e satelitit të Tokës.
Temperaturat në Hënë gjatë ditës hipin deri në 200 gradë Celsius, kurse natën zbresin gati në zero absolute.
“Folia në fotografi me siguri nuk sillet mirë në aso temperaturash. Kur e kam lënë ka qenë normale, por tash supozoj të jetë zbehur plotësisht”, pati thënë Charles Duke atëherë./gazetametro.net