Loading…

Fotografi mahnitëse nga parakalimi i ushtrisë dhe policisë së Kosovës

  • 17/02/2022 | 13:23

Fotografi mahnitëse nga parakalimi i ushtrisë dhe policisë së Kosovës

Ka përfunduar edhe manifestimi qendror në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Gjatë këtij manifestimi para qytetarëve ka folur presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Pas kësaj shumë ushtarë e policë të Kosovës kanë parakaluar përgjatë sheshit.

Me këtë rast, Gjeneral Enver Cikashi ka raportuar para presidentes Osmani për parakalimin e trupave të Ushtrisë së Kosovës.

Në kuadër të parakalimit pati ushtarë të shumtë e zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore.

Ky parakalim i FSK-së dhe Policisë së Kosovës është rikthyer pas dy viteve të situatës pandemike.

Më poshtë mund të shihni disa pamje nga ky parakalim në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë