Tashmë është publikuar edhe raporti evropian për aksidentet, raport ky që çdokush duhet ta përdor nëse i ndodh një aksident.
“Ju lutem, të jeni të sjellshëm, të jeni të qetë” është udhëzimi i parë që jepet në krye të këtij raporti, duke dhënë udhëzime edhe për mbushjen e formularit.
Ky formular i përgjigjet modelit të raportit të lëshuar nga Komiteti Evropian i Sigurimeve (CEA).
Secili duhet ta ketë më vete përndryshe Policia e Kosovës do t’iu gjobisë me 50 euro. Sipas ligjit të ri të trafikut Formulari është dokument publik dhe lëshohet nga organi kompetent (kompania e sigurimeve).
Policia e Kosovës ka bërë me dije që nga kjo javë do të nis së kërkuari ky dokument nga ngasësit e veturave pasi që është i përcaktuar edhe me ligjet në fuqi.
Udhëzimet
Aksidentet e komunikacionit – Çka duhet të bëni?
Nëse dikush ka humbur jetën ose është lënduar, duhet që:
– Të njoftohet institucioni shëndetësor dhe Policia e Kosovës dhe të qëndrojë në vendin e aksidentit të komunikacionit. Ai/Ajo mund të largohet përkohësisht vetëm për t`u ofruar ndihmë personave të lënduar në aksidente të komunikacionit, të ndërmarrë krejt çka mundet që të mënjanohen rreziqet e reja që mund të krijohen në vendin e aksidentit, të mundësojë qarkullim normal të komunikacionit, t`i ndërmarrë të gjitha masat që të mos ndryshohet gjendja në vendin e aksidentit dhe të ruhen gjurmët ekzistuese.
– Të ndizen të gjithë treguesit e drejtimit, dhe të vendoset trekëndëshi i sigurisë.
Nëse është shkaktuar dëm i vogël material:
Menjëherë të largohen automjetet nga rruga, të mundësohet zhvillimi i papenguar i komunikacionit, të plotësohet dhe të nënshkruhet “Raporti Evropian” i aksidentit dhe në të njëjtën kohë të shkëmbehen të dhënat personale dhe të dhënat për automjetin (neni 206 i Ligjit mbi sigurinë e komunikacionit rrugor nr. 02/L-70).
Shoferët nuk guxojnë ta lëshojnë vendin e aksidentit të komunikacionit derisa të mos e kenë plotësuar dhe nënshkruar “Raportin Evropian të Aksidentit” apo në ndonjë mënyrë tjetër, derisa t`i shkëmbejnë të dhënat personale dhe të dhënat për automjetet.
Ju rekomandojmë që pozitat e automjeteve dhe vendi i aksidentit të maten dhe të fotografohen drejtpërdrejt nga një distancë e afërt dhe e largët (dëmtimin e mjeteve, gjurmët e frenimit, bartjes dhe mbeturinave të rëna në rrugë…) dhe gjurmët e rëndësishme (pozitat e rrotave) të shënohen me shkumës.
Raporti mbi aksidentin e komunikacionit shërben për ta konstatuar gjendjen faktike dhe nuk do të thotë se ndërmjet palëve është arritur marrëveshja e fajësisë lidhur me aksidentin dhe se me nënshkrim pranohet fajësia.
Nëse përshkrimi i aksidentit në raportin evropian nuk mjafton të evidentohen të gjitha elementet e duhura, mund të evidentohen në një fletë shtesë të veçantë. Nëse pjesëmarrësi tjetër në aksident refuzon që t`i japë të dhënat personale, të dhënat për mjetin ose e lëshon vendin e aksidentit, në rastin e mospërputhjeve të mendimeve në lidhje me fajësinë, në rast të aksidentit me automjetin e paregjistruar, me automjet me regjistrim të huaj, shoferë të dehur, drejtim pa patentë shofer apo raste të ngjajshme, ju rekomandojmë që për aksidentin ta lajmëroni policinë, e cila do të vijë në vendin e aksidentit (neni 212 i Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor).
Si plotësohet raporti mbi aksidentin e komunikacionit?
Në vendin e aksidentit të komunikacionit:
Në shtëpi
Rastet e veçanta
KËTU – mund ta gjeni formularin në fjalë dhe udhëzimet