Loading…

Formohet Komisioni për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

  • 27/12/2016 | 12:44

Formohet Komisioni për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës kishte kërkuar me ngulm që të gjendet vendi për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, por kanë kaluar afro katër vite dhe nuk është vënë asnjë tullë në ndërtimin e saj. Për ndërtimin e saj duhet të lëshohet leja e ndërtimit nga Komuna e Prishtinës. Kjo e fundit para pak ditësh e ka formuar një komision për këtë punë.

Me vendim të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit, është formuar një komision për shqyrtimin e planifikimit të hapësirës ku parashihet të ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë.

Anëtarë të komisionit janë: Nazife Krasniqi, kryesuese, Sazane Raskova, anëtate,  Burbuqe Hydaverdi, anëtare, Vedat Sahiti, anëtar, Esat Ramadani, anëtar, shkruan Lajmi.net.

“Detyra e komisionit të cekur në pikën II të këtij vendimi, është dhënia e mendimit profesional dhe shqyrtimi i planifikimit të hapësirës ku parashihet të ndërtohet Xhamia Qendrore në Prishtinë. Për kryerjen e detyrave të cekura në pikën III të këtij vendimi, komisioni i raporton Kryetarit të Komunës’”, thuhet në njërën e pikave të këtij vendimi.

Vedat Sahiti, këshilltar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë për lajmi.net se nuk është marrë një përgjigje definitive nga Komuna e Prishtinës se kur mund të lëshohet leja e ndërtimit.

“Ka kohë që ne kemi aplikuar për leje të ndërtimit. Arkitektët tanë e kanë dërguar komplet dokumentacionin, planin ideor dhe të gjitha tjerat që kërkohet. Ne nuk kemi marrë përgjigje në afatin kohor të paraparë me ligj. Siç kanë thënë arkitektët tanë, ata e kanë formuar një komision për këtë çështje, po se di tash sa është ligjore ajo”, tha Sahiti.

Arkitekti, Valdet Osmani mendon se formimi i komisionit nga ana e kryetrarit të Komunës për ta shqyrtuar planifikimin e hapësirës ku parashihet të ndërtohet Xhamia Qendrore është i kundërligjshëm.

“Ligji i ndërtimit dhe ai i planifikimit shumë mirë e përcakton procedurën për marrjen e lejes ndërtimore.  Prandaj në këtë rast Kryetari i Komunës ka shkelur ligjin”, tha Osmani.

Më tetë tetor të vitit 2012, në prezencën e liderëve politikë e fetarë të vendit, ishte vendosur gurthemeli i godinës, siç thuhet të jetë, më të madhe fetare në kryeqytet.

Edhe vet kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava kohë më parë ka deklaruar se ndërtimi i Xhamisë së Re në Prishtinë parashihet të fillojë më 4 tetor, kurse lokacioni i caktuar nga Komuna e Prishtinës, siç dihet, është në afërsi të ndërtesës së PTK-së në Dardani.

komisioni-per-xhamine-e-madhe

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë