Loading…

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

  • 14/10/2026 | 13:09

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka vendosur të krijojë grupin punues që do të trajtojë Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, transmeton Gazeta Metro.


Në krye të këtij grupi është emëruar Vigan Qorrolli. Pjesë e tij do të jenë edhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës dhe Besnik Tahiri nga Aleanca.

Gjatë mbledhjes së komisionit, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, foli për rolin e grupeve punuese në shqyrtimin e projektligjeve. Ai tha se këto struktura shërbejnë për të organizuar më mirë punën e komisionit dhe për të kursyer kohë, duke theksuar se pjesëmarrja në diskutime nuk duhet të kufizohet për deputetët që kanë interes të kontribuojnë.

“Grupet punuese që janë trupa të komisionit për me ekonomizuar kohën edhe punën e komisionit që mos me punu, kanë peshë komisioni. Por kufizime nuk duhet me pasë, nëse ka interesim prej deputetëve, anëtarëve të komisionit për me u përfshi, varësisht prej materies, s’ka pse ta trajtojmë kështu, si farë aspekti procedural i grupit me u përfaqësua e tjerë e tjerë. Kështu që unë personalisht edhe jam i interesuar që të marr pjesë në secilin diskutim për këtë projektligj. Dhe mirëpres edhe deputetë tjerë që të përfshihen. Keni parasysh që në grupin punues nuk votohet. As për propozime, as për nene, ato punohen, trajtohen të projektligjit nen për nen, jepen argumente edhe sillet në komision përsëri, atë votë, votë, vota s’ka peshë aty. Argumenti po, vota jo”, tha Rrustemi.

Ai sqaroi se grupi punues do të shërbejë për shqyrtimin e dispozitave të projektligjit, nen për nen, dhe për paraqitjen e argumenteve e propozimeve, të cilat më pas do të diskutohen në komision. Sipas tij, vendimmarrja me votë bëhet në komision, ndërsa puna në grup përqendrohet te trajtimi dhe argumentimi i çështjeve të projektligjit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë