Loading…

Formacion që do ta ëndërronte çdo ekip i Kosovës: Kjo është 11’shja me vlerën më të lartë të lojtarëve në Superligë

  • 20/05/2022 | 13:57

Formacion që do ta ëndërronte çdo ekip i Kosovës: Kjo është 11’shja me vlerën më të lartë të lojtarëve në Superligë

Formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës ka vlerën e tre (3) milionë e 100 mijë eurove, ndërsa lojtarët me vlerën më të lartë janë Marko Simonovski, Rron Broja, Valmir Veliu dhe Francisco Rivera, transmeton Gazeta Metro.


Të dielën do të luhen edhe ndeshjet e fundit për këtë edicion në Superligën e Kosovës. Për dallim nga stinorët e fundit këtë sezon disa gjëra u vendosën pak javë më parë si kampioni, ekipet që do të dalin në Europë, ato që kanë rënë nga liga. Megjithatë, vetëm ekipi që do të përfundoj në zonën e barazhit do të kuptohet në xhiron e fundit.

Sipas transfermarkt.com vlera e ekipeve të elitës së futbollit kosovar është 24.28 milionë euro, ndërsa 11’shja me vlerën më të lartë kap shumën e 3 milionë e 100 mijë eurove.

Në portë vlerësimin më të lartë e ka portieri i Prishtinës, Betim Halimi i cili këtë sezon është paraqitur në 11 ndeshje me kryeqytetasit, ku ka pranuar po aq gola, ndërsa vlera e tij është 275 mijë euro.

Por përpara Halimi ka një mbrojtje të pathyeshme me super lojtarë si Armend Halili, Bianor Neto, Rrustem Hoxha dhe Armend Thaqi, ku më i vlerësuari është ky i fundit me vlerën prej 300 mijë eurove.

Një mesfushë e shkëlqyer që do ta kishte ndoshta zili çdo ekip i Superligës me mesfushorë si Nazmi Gripshi, Rron Broja dhe Francisco Rivera, përderisa dy të fundit vlerësohen 325 mijë euro Gripshi kap vlerën e 275 mijë eurove.

Ky po që do të ishte sulmi më i jashtëzakonshëm në Superligë të Kosovës, i cili do të përbëhej nga Valmir Veliu, Marko Simonovski dhe Kreshnik Uka. Tre futbollistët të cilët këtë sezon në elitën e futbollit kosovar kanë qenë shpesh herë vendimtar për ekipet e tyre.

Nga ky formacion shohim tre futbollistë të Ballkanit (Rrustem Hoxha, Armend Thaqi, Nazmi Gripshi), tre të Llapit (Bianor Neto, Francisco Rivera, Valmir Veliu), dy të Dritës (Rron Broja, Marko Simonovski), dhe nga një e kanë Prishtina (Betim Halimi), Drenica (Kreshnik Uka) dhe Gjilani (Armend Halili). /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë