Revista e famshme amerikane e biznesit, Forbes, ka bërë një listë me 30 vendet me çmime të lira, që duhet vizituar. Aty e ka futur edhe Shqipërinë si një destinacion që nuk duhet humbur, përcjellë gazetametro.net.
Forbes duke përshkruar Shqipërinë, shkruan se ky cep i harruar i Evropës është një destinacion i mrekullueshëm dhe shumë i lirë në një kontinent ku destinacionet turistike janë shumë të shtrenjta.
Me plazhe fantastike përgjatë bregdetit, duke përfshirë edhe portin e peshkimit të Sarandës, Shqipëria u jep vizitorëve mundësinë për të shijuar ujërat e Mesdheut për çmime shumë të volitshme, vazhdon Forbes.
Akomodime sipas kësaj reviste amerikane fillojnë nga 5 dollar për person.
Përveç bregdetit, përmendet edhe fakti se në Shqipëri ka vende interesante historike, të cilat për t’i vizituar nuk duhet paguar më shumë se sa 2 deri në 5 dollarë hyrjen.
Forbes e mbyll rekomandimin për Shqipërinë, duke shkruar se atje mund të filloni vizitën nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës e deri te rrënojat romake të Butrintit, vende më ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, të cilat definitivisht ja vlenë për t’i vizituar. /gazetametro.net