Loading…

Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi

  • 03/04/2019 | 17:25

Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 45 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje, transmeton Gazeta Metro.

Oferta më e lartë ishte në vlerë prej 3 milionë e 222 mijë e 222 euro për Njësinë L96 në rajonin e Prishtinës.

Për 94 asete sa ishin në shitje konkurruan 148 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 10 milionë e 567 mijë e 135 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë