Loading…

Fondet e Bashkimit Europian: Kosova përfiton mbi 206 milionë euro

  • 08/07/2026 | 21:46

Fondet e Bashkimit Europian: Kosova përfiton mbi 206 milionë euro

Kosova ka siguruar 206.4 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të orientohet në zhvillimin e infrastrukturës, transmeton Gazeta Metro.


Është bërë e ditur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, me një vlerë prej 180.5 milionë euro.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, shkroi ai.

Projektet e miratuara pritet të realizohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe me pjesëmarrje financiare edhe nga institucionet e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë