Loading…

Foli shqip o taj – Studentët skeptik ndaj ministrit të VLEN, kërkojnë praninë e mediave në takim me Shasivarin

  • 17/10/2026 | 21:16

Foli shqip o taj – Studentët skeptik ndaj ministrit të VLEN, kërkojnë praninë e mediave në takim me Shasivarin

Përfaqësuesit studentorë kanë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut një kërkesë zyrtare drejtuar ministrit Jeton Shasivari, me të cilën kërkojnë që takimi i paralajmëruar për të hënën të zhvillohet në praninë e plotë të mediave, të mbahet procesverbal zyrtar dhe t’u mundësohet qasje paraprake në qëndrimet dhe mendimet zyrtare të institucioneve kompetente.


Këtë e bëri të ditur Besar Sejdiu, përfaqësues i Kuvendit Studentor në Universitetin “Nëna Terezë” (UNT), i cili njoftoi se kërkesa është dorëzuar të enjten, së bashku me përfaqësuesit e tjerë studentorë.

Sipas Sejdiut, këto kërkesa synojnë të sigurojnë një diskutim transparent, të dokumentuar dhe të mbështetur në argumente juridike.

“Qëllimi ynë është i qartë: transparencë në proces, qasje në dokumentacionin zyrtar dhe një diskutim serioz, institucional dhe të dokumentuar, në mënyrë që studentët dhe opinioni publik të informohen drejt dhe pa paqartësi”, theksoi ai.

Sejdiu bëri të ditur se deri në momentin e njoftimit nuk kanë marrë konfirmim zyrtar nëse Ministria i ka pranuar kërkesat e tyre.

Megjithatë, ai shprehu pritjen që kërkesat të merren parasysh dhe të miratohen, në frymën e transparencës dhe bashkëpunimit institucional.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë