Loading…

Foli Enver Hoxhaj: Kosova s’ka politikë të jashtme, kjo do të ketë pasoja afatgjate

  • 16/02/2022 | 18:42

Foli Enver Hoxhaj: Kosova s’ka politikë të jashtme, kjo do të ketë pasoja afatgjate

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është shfaqur në një intervistë duke thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme, transmeton Gazeta Metro.


Enver Hoxhaj, në një intervistë për A2 CNN ka thënë se Kosova, tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo mund t’i kushtojë në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Kosova tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo blerje e kohës mund t’i kushtojë shumë Kosovës qoftë në planin e brendshëm e qoftë në planin e jashtëm.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, tutje është shprehur se politika e jashtme nuk është prioritet dhe tha se Kosova nuk ka ndonjë politikë të jashtme.

“Politika e jashtme nuk është prioritet dhe në fakt Kosova nuk ka ndonjë politikë të jashtme. Meqë qëllimisht Kurti ka hequr dorë që Kosova vërtetë të ketë një politikë të jashtme aktive, që të ketë qëllime të matshme dhe arritje konkrete. Politika e jashtme është e rëndësishme për Kosovën për një arsye të thjeshtë. Ne para 14 vitesh e kemi shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, kishim dhe kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por siç e dini, lindja e Kosovës së pavarur kishte edhe kundërshtarë, nuk kishte një konsensus ndërkombëtar në Këshillin e Sigurimit dhe fakti që gjatë këtyre 14 viteve ne kemi bërë përpjekje që t’i përmbushim qëllimet tona në kohë, por pas 14 vitesh edhe më tutje jemi jashtë OKB-së, jashtë sistemit ndërkombëtar dhe kemi bërë përpjekje që t’i mbërrijmë këto qëllime në një rend ndërkombëtar, i cili po pëson siç po shihet muajt e fundit, javët e fundit, një ndryshim tektonik, kjo tregon që Qeveria e Kosovës nuk është e vetëdijshme se sa është e rëndësishme për një shtet të ri, për një shtet të papërfunduar në mënyrë të plotë, është e rëndësishme politika e jashtme. Unë mendoj kjo mund t’u kushtojë Kosovës, nëse jo direkt në vitin 2022, pasojat do të jenë afatgjate”, ka thënë Hoxhaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë