Loading…

Foli Blero: I kam lënë vuajtjet, tani e tutje vetëm valle

  • 09/06/2023 | 11:35

Foli Blero: I kam lënë vuajtjet, tani e tutje vetëm valle

Këngëtari Blero Muharremi, i njohur për qëndrimet e tij, ka reaguar me një foto dhe një mbishkrim në Instastory për eksperiencat e tij të jetës, shkruan Gazeta Metro.


Blero zhytet në kompleksitetin e jetës në një mënyrë të ndjeshme dhe filozofike, duke ndërthurur rrugëtimin e tij me betejat dhe fatkeqësitë e të tjerëve.

Ai shpjegon për problemet e jetës që i kanë pasur të tjerët dhe se ky ka qenë gjithmonë pranë tyre duke u dhënë mundësinë të shprehen. Mirëpo tani, ai thotë se do të ndryshoj duke u përpjekur të jetë më shumë për vetën.

“Për një gjë jam i sigurt, asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët sepse e kam ndal këngën e vuajtjes për ata që duan valle”

Blero po ashtu thotë se tash e tutje edhe muzikën do ta përdor vetëm për pozitivitet, kjo sepse tashmë e ka ndërprerë këngën e vuajtjes.

“Ndonjëherë jeta ime s’më ka takuar mua. Si artist. Duhet të jesh edhe dikush tjetër.
Prandaj mes rreshtash jam gjendur në vuajtjet e dhimbjet e të tjerëve. E duke e dhënë vetën pa hesap për të tjerët. Për një gjë jam i sigurt, asnjëherë nuk do jem arka ngushëlluese për të tjerët sepse e kam ndal këngën e vuajtjes për ata që duan valle.
Do mundohem që muzika ime të jetë thesar tregimeve të mia, përmes së cilës ata që nuk më kanë njohur, do të më njohin më mirë” ka thënë Blero./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë