Loading…

Foda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të kënaqur, po ndërtojmë skuadrën për Evropianin

  • 01/10/2026 | 23:18

Foda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të kënaqur, po ndërtojmë skuadrën për Evropianin

Trajneri i Kosovës Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjes kundër Izraelit.


Foda tregoi të metat e lojës, por tha se në përgjithësi nuk është i pakënaqur.

“Ne jemi në Nations League, dhe çdo herë e kam thënë se vitin ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye kam vendosur që të prezantoj fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ka qenë ndeshja mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky konstalacion i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me një barazim”, deklaroi ai.

“Dardanët” të dielen në “Fadil Vokrri” kundër Austrisë do të synojnë fitoren për të mbetur në hap për t’u kualifikuar në Ligën A të Nations League.

Ndeshjen e parë, Kosova u mposht nga austriakët me rezultat 3:1.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë