I akuzuari për disa vrasje në Kosovë, Florim Ejupi ka thënë se hera e fundit kur ka ardhur në Kosovë ka qenë rreth vitit 2002-2003, dhe qëndroi vetëm disa orë e më pas u kthye në Gjermani, shkruan Gazeta Metro.
Ejupi në Debat Plus ka thënë se gjatë atyre viteve, erdhi në Kosovë një herë për të vizituar nënën e tij, e cila ishte e sëmurë.
“2002-2003 ka qenë nana keq, kam nejt disa orë dhe jam kthy.”, ka thënë ai, raporton Gazeta Metro.
Kujtojmë se emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta.
I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001./gazetametro.net