Loading…

Flori i rikthehet edhe njëherë fuqishëm skenës muzikore, pritet album në shtator ose tetor

  • 02/07/2026 | 12:15

Flori i rikthehet edhe njëherë fuqishëm skenës muzikore, pritet album në shtator ose tetor

Gazetari Elton Tozaj deklaroi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se këngëtari Flori Mumajesi pritet të rikthehet në skenën muzikore me një album të ri gjatë muajve shtator ose tetor.


Sipas Tozajt, albumi i ri i artistit është në përgatitje prej më shumë se një viti dhe përfshin si këngë të reja, ashtu edhe ripërpunime të projekteve të mëparshme.

“Ka një vit e ca që po punohet për këtë. Ka rikthim, ka ripërpunim të këngëve, ka rivazhdim të këngëve siç është kënga “Hëna” me Ylli Limanin apo “Jeta” me Elvana Gjatën”, deklaroi ai.
I pyetur për një rikthim të mundshëm mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, gazetari u shpreh se një gjë e tillë është diskutuar prej kohësh dhe se pritet të realizohet.

“Është diskutuar prej kohësh kjo gjë dhe po, do të ketë një rikthim me Elvana Gjatën. Rikthim muzikor. Rikthimi i Flori Mumajesit ka për të qenë rikthimi më i madh i mundshëm ndonjëherë”, deklaroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë