Loading…

Flinte me make-up që i dashuri mos të zbulonte sekretin, një natë harroi shikoni çfarë ndodhi

  • 13/04/2017 | 21:45

Flinte me make-up që i dashuri mos të zbulonte sekretin, një natë harroi shikoni çfarë ndodhi

Keira Walcott kishte një jetë si çdo fëmijë dhe kur ajo mbushi 10-vjeç ndodhi diçka që i ndryshoi jetën plotësisht dhe përgjithmonë. Ajo luante çdo ditë me shokët, shijonte dashurinë e familjes dhe nuk kishte asnjë problem, por pas ditëlindjes së saj të dhjetë, njolla të bardha filluan t’i shfaqeshin në fytyrë dhe më pas në të gjithë trupin. Sa vinte sëmundja po shpërhapej.

Bëhej fjalë për një sëmundje autoimune, e cila karakterizohet nga gjenerimi i ngjyrës si pigmente të lehta në pjesë të trupit. Rasti i Keira-s ishte akoma dhe më i veçantë sepse ajo kishte shumë pika të tilla. Shokët e tallnin duke e quajtur “Njolla Pirate”, kjo bëri që ajo të ndërmerrte një vendim. Ajo vendosi që të mbulonte gjithçka me make-up.

Kur njohu Owen Savage, të dashurin e saj ajo nuk dinte si t’ia tregonte sëmundjen e saj. Ajo kaloi shtatë muaj duke bërë makijazh para se të flinte me të. Mirëpo, një ditë Kiera harroi dhe reagimi i të dashurit ishte i papritur.

Unë nuk e prisja atë natë dhe rashë pa grim. Kur ai erdhi dhe më pa, unë u mbulova, por ai erdhi më puthi dhe më dha një përqafim të fortë. U ndjeva budallaqe që isha kaq paranojake dhe kjo ishte një lehtësim për të lënë të vërtetën jashtë”, është shprehur ajo.

capture

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë