Loading…

Flijim heroik për atdhe: Del audio incizimi mes ukrainasve trima e rusëve para sulmit ndaj një ishulli

  • 25/02/2022 | 08:48

Flijim heroik për atdhe: Del audio incizimi mes ukrainasve trima e rusëve para sulmit ndaj një ishulli

Ushtria ruse ka pasur një bisedim me ushtarin e komandos ukrainase në ishullin Zmiinyi në Ukrainë. Aty rusët kërkuan që ata të dorëzohen, derisa reagimi i ukrainasve ka qenë sa qesharak edhe i ashpër, shkruan Gazeta Metro.


Rusia ka vazhduar me të gjithë intensitetin që sulmojë nga të gjitha anët shtetin ukrainas.

Tashmë disa pika kyçe janë nën kontrollin rus duke përfshirë edhe centralin bërthamor Çernobil, i cili në të kaluarën ka shkaktuar një fatkeqësi të madhe njerëzore.

Në një audio regjistrim që e ka publikuar BNO News dëgjohet një bisedim ndërmjet një anëtari të një ekuipazhit të një luftanije ruse dhe ushtarit të komandos ukrainase në ishullin Zmiinyi në Ukrainë.

Në bisedë dëgjohet teksa ushtari rus duke i kërkuar palës ukrainase që të dorëzohen “Iu sugjeroj juve t’i dorëzoni armët për ndryshe do të goditeni”.

Pas një pauze të shkurtër pala ruse merr përgjigje nga komandoja ukrainase me tre fjalë “Luftanije ruse shko q**u.”.

Sipas këtij mediumi, të gjithë anëtarët që e mbronin ishullin ukrainas u vranë.

Ndryshe, presidenti Volodymyr Zelensky ka treguar se deri më tani janë së paku 137 viktima në radhët e ushtrisë dhe civilëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë