Loading…

Fletarresti ndaj Haradinajt nxitje për konflikt

  • 06/01/2017 | 15:07

Fletarresti ndaj Haradinajt nxitje për konflikt

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar sërish rreth arrestimit të liderit të AAK’së Ramush Haradinaj në Francë. Ai fletarrestin e lëshuar nga Beogradi ndaj Haradinajt e ka cilësuar si të motivuar politiksht dhe akt armiqësie.


Mustafa ka thënë se këto fletarreste të Serbisë po bëhen me tendenca të nxitjes së konflikteve.

“Më lejoni të shpreh shqetësimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi”.

“Më lejoni që të ritheksoj qëndrimin e padilemë të Qeverisë së Republikës së Kosovës kundër këtyre fletarresteve të Serbisë, të cilat janë akte plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe më gjerë”.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës që nga fillimi janë angazhuar me kapacitet të plotë për të bërë të mundur lirimin sa më të shpejt të Haradinajt.

“Ne e kemi bërë të qartë që në momentet e para të ndalimit të z. Haradinaj, se të gjitha dikasteret kompetente të Qeverisë së Kosovës janë angazhuar me kapacitet të plotë dhe vazhdojnë të punojnë me prioritet të plotë për të kontribuar në çdo formë për lirimin sa më të shpejt të z. Haradinaj, në mënyrë që ai sa më parë të kthehet në Kosovë dhe të vazhdoj me aktivitetet e tij”.

“Aktet e ndalimit të z. Haradinaj, por dhe personaliteteve të tjera në Kosovë, i konsiderojmë se janë akte të palejueshme, duke pas parasysh edhe faktin se z. Haradinaj e ka dëshmuar para drejtësisë ndërkombëtare në dy raste pafajësinë e tij dhe po ashtu është përballur edhe me ndalesa të tjera të përkohshme të cilat e kanë konfirmuar se fletarrestet serbe nuk kanë asnjë bazë”.

“Andaj, ne presim që z. Haradinaj të kthehet shumë shpejtë në Kosovë dhe po ashtu presim që edhe Qeveria Franceze të ketë parasysh se këto fletarreste janë krejtësisht politike dhe nuk kanë asnjë bazë juridike dhe bazë ligjore”.

Kryeministri Mustafa ka thënë se qeveria që ai drejton që këto akuza të Serbisë të shpallen të pavlefshme.

“Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë angazhimin e gjithanshëm që aktakuzat e paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë ndaj personaliteteve kosovare, sa më parë të shpallen të pavlefshme”.

“Në konsultim të gjithanshëm me autoritetet brenda dhe jashtë vendit, do të shqyrtojmë masat adekuate të veprimit në rast se Serbia, duke keqpërdorur mekanizmat ndërkombëtarë që merren me rend dhe ligj, do të vazhdojë aplikimin e këtyre akteve të palejueshme dhe të pamoralshme politike ndaj veprimtarëve dhe luftëtarëve për liri të Kosovës”.

“Unë, po ashtu, kërkoj që organet kompetente, të cilat me një përkushtim shumë të madh kanë punuar deri më tani, të vazhdojnë të punojnë, në mënyrë që z. Haradinaj të kthehet, por po ashtu do të vazhdojmë që të kemi kontakte edhe me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të parandalohen veprimet e tilla serbe në të ardhmen”. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë