Loading…

Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pas dënimit të kushëririt të tyre me burg të përjetshëm

  • 25/03/2019 | 17:00

Flet vëllai i Donjeta Pajazitajt pas dënimit të kushëririt të tyre me burg të përjetshëm

Vëllai i Donjeta Pajazitaj, Shkëlqimi ka folur pas vendimit që Gjykata ka marrë për vrasësin e motrës së tij. Vrasësi Naser Pajazitaj u dënua  me burg të përjetshëm, transmeton Gazeta Metro.


Shkelqim Pajazitaj, vëllau i Donjetës thotë edhe pse dhimbja është shumë e madhe tani për ta ka një lehtësim që drejtësia dha dënim të merituar për të akuzuarin, i cili është kushëriri i tyre, Naser Pajazitaj.

Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, duke e shpallur fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazitajn në malet e Deçanit katër vjet më parë.

Vëllai i të ndjerës, Shkelqim Pajazitaj, ka folur sot për Gazetën Express pasi i akuzuari mori dënimin, të cilën familja e viktimës e kishin kërkuar gjatë këtyre viteve. Ai tha se drejtësia e bëri punën e saj.

“Sot një vendim ma i mirë. Drejtësia e ka bo punën e vetë. Edhe pse nuk është vërtetu me bashkëpunëtorë, mirëpo iu dha dënimi i meritum atij që e ka marrë e e ka shti në kerr. Tash është një lehtësim”, ka thënë Pajazitaj.

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Pajazitaj ishte liruar nga akuza për këtë vrasje, por Gjykata e Apelit, më pas e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Sot u dha verdikti final dhe Naser Pajazitaj u dënua me burgim të përjetshëm./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë