Loading…

Flet Sylë Tahirsylaj: Tregon për motin që do të mbajë këtë javë

  • 22/04/2019 | 10:25

Flet Sylë Tahirsylaj: Tregon për motin që do të mbajë këtë javë

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj paralajmëron javë me temperatura të larta. Sipas tij, temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë Celsius.


Tahirsylaj thotë se në vend do të vazhdojnë të mbretërojnë temperature kryesisht të mira, ku më e larta do të shkojë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të nxehta të cilat vijnë nga Afrika Veriore, sipas imazheve satelitore. Këto masa kanë efekt pozitiv për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe pranverore dhe ato që janë mbjellë në vjeshtë. Temperaturat minimale në shkallë vendi do të luhaten nga 4 deri në 17 gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius”, thotë Tahirsylaj për Express.

Tahirsylaj thekson se gjatë funsjavës mund të ketë reshje lokale shiu, por që nuk do të jenë me instensitet të lartë.

“Nga fundi i javës pritet të ketë ndonjë rigë shumë të dobët shiu, por nuk do të ketë reshje intensive. Do të ketë erë me intensitet pak më të lartë, me shpejtësi 10/12 metër për sekondë, prandaj është mot i pranueshëm si për florën edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë