Loading…

Flet shefi i Policisë: Ja kush është angazhuar deri me tani për rastin tragjik në Gllogjan

  • 28/11/2021 | 19:33

Flet shefi i Policisë: Ja kush është angazhuar deri me tani për rastin tragjik në Gllogjan

Pas ngjarjes së rëndë në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona, në mesin e tyre edhe dy nxënës, ende nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me rastin, kështu të paktën kanë deklaruar nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Metro. 


Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se gjithë hetuesit e krimeve të rënda janë angazhuar në këtë operacion.

“Gjithë hetuesit e krimeve të rënda janë angazhuar në këtë operacion policor e në marrje në pyetje të dëshmitarëve potencial e njerëzve që mund të jenë të lidhur në ndonjë rrethanë apo tjetër me viktimat ose me rastin. Kemi dy-tri pista, siç e potencuam edhe dje, që potencialisht mund të jenë motive të ndryshme. Kemi biseduar jo vetëm me Stacionin e Autobusëve, por edhe me njerëzit që kanë pasur kontakt me viktimat apo shoferin, dhe me gjithë personat potencialisht që kanë mundur të kenë kontakt apo informata lidhur me rastin”, ka thënë Mehmeti.

Pas ceremonisë mortore së dy të rinjve që u vranë të premten në Gllogjan të Deçanit, kryeministri Albin Kurti me ministra ka takuar në Stacionin Policor në Deçan, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Kreu i ekzekutivit tha se janë duke u bërë përpjekjet maksimale për të gjetur dorasin apo dorasët. Ai ka potencuar edhe një herë se qeveria do të ofrojë shpërblimin prej 20 mijë euro, atyre që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

“Mësova që i kanë shtuar përpjekjet po rritet sasia e informacionit, mirëpo ende nuk e kemi zgjidhjen. Kur jemi në prag të 48 orësh, fatkeqësisht ende nuk e kemi zgjidhjen, por nuk po mungon angazhimi. Janë shtuar numri i zyrtarëve, të cilët po merren me hetimin dhe hulumtimet në mënyrë që i gjithë populli i Kosovës, e në veçanti familjet dhe të afërmit të prehen të qetë duke e sjellë para drejtësisë vrasësin apo vrasësit”, tha Kurti pas këtij takimi.

Edhe pas 48 orësh, prej kur ka ndodhur sulmi ndaj autobusit që po barte nxënës, nuk ka të dyshuar./gazetametro.net

Kurti flet për vrasjen e trefishtë në Gjllogjan, tregon nëse ka të dyshuar

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë