Loading…
Flet ‘serbja fatale’ për të cilën thuhet se ‘e rrëzoi’ qeverinë e Austrisë |FOTO
  • 23/05/2019 | 11:19

Flet ‘serbja fatale’ për të cilën thuhet se ‘e rrëzoi’ qeverinë e Austrisë |FOTO

Tajana Gudenus, serbja nga Kroacia e cila paraqitet në videon shkaku i të cilës ka rënë qeveria austriake është deklaruar nëpërmjet avokatit të saj, duke thënë se nuk është fajtore, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka thënë se në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në ngjarjet të cilat kanë çuar në dorëheqjen e zëvendës kancelarit austriak Heinz-Christian Strache

“Unë nuk jam përgjegjëse për rënien e qeverisë austriake, e as që në ndonjë mënyrë kam pasur ndikim në ngjarjet të cilat kanë shkaktura pasoja dhe dorëheqjen e zëvendës kancelarit të Republikës Federale të Austrisë”, ka thënë Tatjana Gudens në një deklaratë të shkruar, transmeton gazeta sarajevase “Dnevni avaz”.

Zyra e avokaturës Stojkovic ka thënë se “shënjimi i klientes së tyre dikush që me ‘tërheqjen fatale’ ndikon në ngjarjet politike do të thotë ta rrezikosh sigurinë e saj.

Tatjana Gudenus është bashkëshorte e shefit të grupit të deputetëve të FPÖ-së Juhan Gudennus, njërit prej aktorëve të videoj komprometuese, të krijuar në Ibiza. Siç shkruan Deutsche ëele, fjala është për një grua të re, e cila rrjedh nga një familje serbe nga Kroacia. Thuhet se Tatjana Gudennus, e lindur Tajcic, bashkë me familjen ka ikur nga Banjalluka në fillim të luftës në vitin 1992.

Videoja e filmuar fshehurazi pak para zgjedhjeve të Austrisë në vitin 2017, tregon se zoti Strache flet me një grua që pretendon të jetë një investitor rus.

Heinz-Christian Strache me gjasë i premton asaj mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë.

Pas kësaj, në Austri janë thirrur zgjedhje të parakohshme, të cilat pritet të mbahen në muajin shtator./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë