Nga vendi edhe ku është duke mbajtur lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka lëshuar një mesazh përmes rrjetit social Facebook.
Ai, habitet se si disa shtete respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit.
“Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje Haradinaj thotë se nuk i trembet fletarresteve të Serbisë, se si popull siç edhe shkruan Haradinaj nuk i janë trembur as tankeve të Millosheviqit.
Ai, ka lënë edhe një porosi për miqtë e Serbisë brenda dhe jashtë saj.
“Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!”, ka shkruar Haradinaj.
“Do të takohemi shpejt në Kosovë!. I juaji Ramush Haradinaj”, ka përfunduar Haradinaj./gazetametro.net