Loading…

Flet personi që i kishte dhënë para zyrtarit qeveritar (Video)

  • 10/02/2017 | 20:19

Flet personi që i kishte dhënë para zyrtarit qeveritar (Video)

Zahir Bajrami, drejtor i financave në Qeverinë e Kosovës, është arrestuar bashkë me djalin e tij, për marrje të 20 mijë eurove nga një person për heqjen e dënimit të shqiptuar me 3 vjet burgim.


Përkundër dhënies së parave, lënda e tij u kthye vetëm në rishqyrtim, raporton KTV.

Dhe pas kësaj, iu kërkuan edhe 10 mijë euro të tjera. Babë e bir janë arrestuar pasditen e djeshme, derisa njëri prej tyre ishte duke kryer veprën në një lokal të Prishtinës.

Kjo histori e ryshfetit kishte filluar në vitin 2012.

Zyra e kryeministri ka konfirmuar se do të marrë të gjitha masat ndaj këtij zyrtari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë