Loading…

Flet Pacolli: Besoj që Kosova do të jetë anëtare e re e INTERPOL’it

  • 20/11/2018 | 08:46

Flet Pacolli: Besoj që Kosova do të jetë anëtare e re e INTERPOL’it

Sot në Dubai do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, kjo pasi që Asambleja e Përgjithshme do ta ketë në rend dite votimin për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.


Ndërkohë Kosova po pret që të marrë mbështetjen e dy të tretave të vendeve që po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, po thotë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, njofton gazetametro.net.

Pacolli është shprehur optimistë se Kosova nga sot do të jetë anëtare e INTERPOL’it.

“Besoj që Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL’it”, u shpreh Pacolli.

Kujtojmë se votimi në Asamble të INTERPOL’it është i fshehtë dhe se sipas orës lokale, Pacolli thotë se në ora 11:00 do të jetë anëtare e re e kësaj organizate./gazetametro.net

Sot në Dubai votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë