Loading…

Flet Kusari-Lila: Tregon vendimin e Alternativës, pas kalimit të AKR-së me PAN-in!

  • 05/09/2017 | 14:31

Flet Kusari-Lila: Tregon vendimin e Alternativës, pas kalimit të AKR-së me PAN-in!

Për dallim nga prishja e koalicionit mes AKR-së dhe LDK-së, është Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës ajo që vazhdon t’i mbetet besnike marrëveshjes së nënshkruar parazgjedhjeve nacionale.


Veprimi i Behgjet Pacollit që t’i bashkohet PAN-it, ndonëse vazhdimisht thoshte se është kundër këtij koalicioni dhe asnjëherë nuk do të jetë pjesë e tij, nga qëndrimi i saj nuk ka lëvizur Mimoza Kusari-Lila e Alternativës.

“Ne mbetemi pjesë e koalicioni me LDK-në. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim deri tani tek ne për dallim nga AKR-ja e cila dje doli nga koalicioni LAA”,ka thënë Kusari-Lila për Indeksonline.

E pyetur rreth mundësisë së shkëputjes së bashjkëpunimit me LDK-në, Kusari-Lila thotë se aktualisht është pjesë e koalicionit.

“Nuk e dimë për ditët në vazhdim, por ajo që mund të themi është se tani jemi pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndryshe dje kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ishte shkurorëzuar nga partia e Isa Mustafës, ndonëse atë e quajti si kryeministri me i sinqertë që ka pasur rajoni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë