Loading…

Flet Kosnett pas takimit me Listën Srpska në Mitrovicën e Veriut

  • 29/03/2019 | 17:22

Flet Kosnett pas takimit me Listën Srpska në Mitrovicën e Veriut

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe.Siç ka bërë të ditur ambasadori amerikan ai ka pasur “biseda produktive në Mitrovicën Veriore me udhëheqjen e Listës Serbe”.


“Komuniteti serb në Kosovë meriton përfaqësues të cilët marrin pjesë aktivisht në institucione për të avokuar për interesat e tyre”, ka shkruar tutje Kosnett.

Ndryshe, Kosnett është pritur nga kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq.

Nën shoqërimin e Rakiq dhe Simiq, Kosnett ka bërë edhe një xhiro në sheshin ‘Car Llazar’, ku së bashku me të dy është ndalur në një kafene në këtë shesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë