Loading…

Flet ish-kunati i Shakirës, zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes së saj me Pique

  • 29/06/2022 | 10:17

Flet ish-kunati i Shakirës, zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes së saj me Pique

Vazhdojnë spekulimet rreth ndarjes së Shakirës dhe Gerard Piqué.


Roberto Garcia, ish-i dashuri i një prej motrave të Shakirës, tha për median spanjolle “EsDiario” se problemet mes çiftit filluan për para.

Garcia tha se Gerardi i kërkoi nënës së fëmijëve të tij një kredi në mënyrë që ai të mund ta investonte atë në biznese të tjera, megjithatë, këngëtarja refuzoi të huazonte paratë, sepse prindërit e saj i sugjeruan që ajo të mos e bënte këtë.

“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik, supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë, ata nuk i përziejnë paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50perqind,” tha Roberto Garcia.

Roberto pohon gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej “Shakira u fiksua pas Pique sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj, ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.

Edhe pse dyshja nuk u martuan kurrë, Shakira dhe Piqué mund t’i sjellin mosmarrëveshjet e tyre para gjykatës për të vendosur të drejtat e tyre mes dy djemve, Milan dhe Sasha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: i[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë