Loading…

Flet ish kryeparlamentari maqedonas: Në mesnatë vendoset për koalicionin

  • 29/01/2017 | 21:10

Flet ish kryeparlamentari maqedonas: Në mesnatë vendoset për koalicionin

Trajko Veljanovski, ish kryeparlamentar, nga VMRO-DPMNE ka zbuluar se deri në mesnatë do të ketë Qeveri të re dhe Gruevski do ta kryejë obligimin e tij, raportojnë mediat maqedonase.


Për momentin po vazhdon takimi i VMRO-DPMNE-së me partnerët e koalicionit.

Ndryshe, edhe nga BDI ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.

Në anën tjetër, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se po diskutohen, 5 opsionet.

“Dëshiroj ti demantoj të gjitha spekulimet, po bisedohet për të gjitha opsionet, të gjithë po japin argument, por dhe kundër, dhe nuk kemi arritur deri në moment kur do të formohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim të gjitha opsionet kanë mbetur”, ka thënë Osmani. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë