Loading…

Flet gjyshi i të plagosurit në Gllogjan: S’kemi dyshime, si mund të kemi kur gjuhet në nxënës

  • 27/11/2021 | 08:11

Flet gjyshi i të plagosurit në Gllogjan: S’kemi dyshime, si mund të kemi kur gjuhet në nxënës

Stafi mjekësor në Spitalin e Pejës mbrëmë kanë përfunduar me sukses operacionin e nxënësit që mbeti i plagosur në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ku mbetën tre të vrarë.


Gjyshi i të plagosurit, Musli Turkaj ka thënë se ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë dhe çdo ditë udhëton nga fshati nga fshati Dubravë.

Ai duke i shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit të tyre, ka thënë se rasti ka ndodhur duke u kthyer në shtëpi.

“Ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë duke u kthyer ka ndodhur ngjarja. U shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që kanë humbur me të dashurit. Flianti ishte në operacion, sipas mjekësve operacioni është kryer me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbet në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka problem”, tha ai, duke shtuar se mjekët i thanë se nuk është në gjendje të rëndë dhe gjithçka do të bëhet mirë për nipin e tij.

Thotë se ende nuk kanë diskutuar me nipin e tij pasi ai nuk ka qenë në gjendje të flas.

“Nuk e dinë tani veç organet i dinë këtu punë….ka qenë një vajzë skaj tij, po thonë që e ndjera….nuk kemi si me pas ne dyshime, si mund të kemi dyshime kur gjuhet në nxënës”, tha ai për media.

Ai thotë se linja e autobusit është nga Gjakova kalon nëpër fshatra të Deçanit dhe rikthehet në Gjakovë.

VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë