Loading…

Flet gazetari britanik që po bën fushatë kundër Kosovës dhe që e quan UÇK’në si organizatë terroriste

  • 09/03/2019 | 20:58

Flet gazetari britanik që po bën fushatë kundër Kosovës dhe që e quan UÇK’në si organizatë terroriste

Lëvizë lirshëm nëpër Prishtinë dhe derisa e bën një gjë të tillë Graham Phillips i jep vetes liri ta quajë UÇK’në organizatë terroriste.


Krejt këto fyerje vijnë nga britaniku i cili thotë se i vjen turp pse i takon këtij kombi për shkakun se vendi i tij ndihmoi UÇK’në dhe pavarësimin e Kosovës.

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në YouTube.

Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK’së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Një të tillë e realizoi te bulevardi “Bill Clinton”.

Këtu Phillips i pyet qytetarët se pse e pëlqejnë Bill Clintonin të cilin ai e quan kriminel e i cili sipas tij vrau mijëra serbë të pafajshëm.

Për Klan Kosovën ai tregoi se pse po e lufton Kosovën.

Ai mes tjerash tha se erdhi në Kosovë për t’ia treguar botës të vërtetën e këtij vendi.

Por duket se ka një arsye krejt tjetër pse ai e bën një gjë të tillë.

Phillips sipas të gjitha gjasave punon për shërbime nga Rusia.

Ai ka një profil në rrjetin social VK i shfrytëzuar kryesisht në këtë shtet e në të cilin shfaq simpati për të por edhe për Serbinë.

Në fakt, ai më 2014 bëri goxha punë kundër forcave ukrainase.

Ato dhe pozicionet e tyre i xhiroi me dron dhe pamjet ua dërgoi prorusëve. Për këtë shkak Kievi zyrtar e largoi nga shteti me arsyetimin se e rrezikoi sigurinë nacionale.

Megjithatë Phillips nuk u ndal pasi hyri në Ukrainë edhe disa herë të tjera.

Më 2016 ambasadorja e këtij shteti në Britani u ankua për veprimtarinë e gazetarit të vetëshpallur të cilin e akuzoi se punon për forcat proruse.

Për dallim nga Ukraina ai për këto punë u dekorua me medalje nga një degë e shërbimit të sigurisë ruse në KSB.

Për atë që po bën Phillips në Kosovë janë të njoftuar një pjesë e strukturave të sigurisë në vend.

Megjithatë policia nuk dha ndonjë koment.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë