“I ndjeri disa herë ka qenë në QKUK. I ka marrë medikamentet, dhe ato masa nuk kanë ndihmuar në gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Zogaj.
Sipas tij, vetë mjeket nuk kish konstatuar se ai duhet të trajtohej në QKUK, por vetëm i janë bërë kontroll, njofton Klan Kosova.
“Vetëm i ka bërë disa analiza dhe nuk është parë e arsyeshme të trajtohet në QKUK”, tha Zogaj.
Ndryshe, i paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Naser Makolli ndërroi jetë dje. Ai ishte shok i qelisë me Astrin Deharin, i cili u vetëvra disa muaj më parë në paraburgim në Prizren.