Loading…

Flet burri nga Shkodra: Unë po pija kafe e raki, ajo qëlloi veten

  • 10/05/2017 | 21:42

Flet burri nga Shkodra: Unë po pija kafe e raki, ajo qëlloi veten

Ndonëse prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme për vrasjen e Lumturisë në Guci të Re, 74-vjeçari Beqir Xhilaj këmbëngul para Gjykatës së Krimeve të Rënda se bashkëshortja e tij ka vrarë veten.

“Unë po pija kafe e raki me djalin që Lumturia ka nga martesa e mëparshme, kur ajo qëlloi veten”, u shfajësua i moshuari, i cili nga 4 martesa, dyshohet se dy prej grave i ka vrarë, ndërkohë që me dy të tjera është divorcuar.

Por, pozitën e tij e rëndon pikërisht i biri i viktimës. Ai ka rrëfyer në polici pas ngjarjes, se gjatë një zënke në familje, e ëma 45-vjeçare është ankuar për situatën me këtë frazë: ma nxive jetën, do vras veten. Në këtë moment, përshkruan dëshmitari i krimit në familje, 74-vjeçari i është përgjigjur: “do të vrasësh veten? Atëherë, po të vras unë”. Më pas, i ulur siç ishte në divan, e ka qëlluar 4 herë me çifte.

Prokurori që po heton këtë dosje tha se 74-vjeçari ka kryer vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, nje veper qe parashikon denimin nga 35 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm. Gjykata e la në arrest me burg të dyshuarin si vrasës, ndërkohë që për arsye ekonomike ai u përfaqësua nga një avokat i caktuar nga shteti.

Krimi në familjen Xhilaj ndodhi në fshatin Guci e Re. Çifti nuk kishte sjellë në jetë fëmijë nga martesa, por secili prej tyre kishte fëmijë nga martesat e mëparshme. Ndërsa, rezulton se 17 vjet më parë, Beqir Xhilaj është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së dytë, ngjarje për të cilën ai u lirua, për shkak të mungesës së provave./tch

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë