Loading…

Flet babai i Çlirimit që u rrah në Serbi: Sot ja dëgjova zërin, djali tani është mirë

  • 09/10/2018 | 20:42

Flet babai i Çlirimit që u rrah në Serbi: Sot ja dëgjova zërin, djali tani është mirë

Çlirim Maloku dhe miku i tij Brendon Gigolli, të dy 19 vjeçar, u rrahën brutalisht të shtunën pas mesnate në qytetin Novi Sad të Serbisë, dhe Çlirimi pësoi lëndime të rënda në kokë, të cilat ja rrezikuan edhe jetën. Por, tani gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, dhe babai i tij thotë se ka folur sot me të.


Babai i Çlirimit në një bisedë për T7 ka treguar se familja e tij, prej rreth 60 vitesh punon në Serbi me furra buke, e para rreth një muaji atje ka shkuar edhe djali i tij i cili posa ka përfunduar shkollën e meseme.

Ai tregon se rasti kishte ndodhur derisa Çlirimi bashkë me Brendonin po ktheheshin në furrë pasi kishin pirë kafe në qytet.

Çlirimi dhe miku i tij Brendoni gjithashtu nga një fshat i Prizrenit, por që jeton prej rreth 14 vitesh në Serbi, ishin sulmuar derisa po prisnin një taksi për t’i dërguar në furrë.

Ai thotë se mjekët kishin bërë punën e tyre duke ja shpëtuar jetën djalit të tij, dhe se e kanë premtuar se atë nuk do ta lëshojnë nga spitali pa u shëruar krejtësisht.

Ndërsa, djali tjetër, tash është liruar nga mjekimi dhe ndodhet në shtëpi, pasi kishte shpëtuar më lehtë, me vetëm disa lëndime në sy. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë