Loading…

Flet 15 – vjeçarja, tregon nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt

  • 12/02/2018 | 13:00

Flet 15 – vjeçarja, tregon nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt

Vajza vetëm 15 vjeçare, tash e një javë është mbyllur në shtëpinë e saj.


15-vjeçarja me inicialet E.B, nga Komuna e Ferizajt, thotë se ka arsye të fort që nuk don të ketë kontakt me njerëzit e tjerë.

E mitura thotë se zyrtarët Komunal dhe disa punonjës tjerë brenda këtij objeki institucional, që nga java e kaluar përhapen propagand në qytet se ajo ishte vetmuar për rreth tre orë në njërën nga zyrat e Komunës.

Duke mos pasur ndjenjën e fajit, E.B, në një intervist për arbresh.info shpalos detajet se për cfarë ishte të mërkurën e 7 shkurtit në zyrën e Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, e ku po dyshohet se me pjesëtarin e komunitetit ashkali, ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

E mitura, ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me 53 vjeçarin, për të cilin thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.

E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami.

Njejtë sikurse i dyshuari tjetër Rexhep Bajrami, edhe e mitura thotë se në zyrën e tij kishte shkuar për të kërkuar shumën prej 10 euro që i nevojiteshin për të blerë një palë syze.

E mitura i është kundërpërgjigjur edhe akuzave që Bajrami të premten e kaluar bëri në intervisten për arbreshi.info, se  vajza përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.

Ajo pranon se vitin e kaluar kishte pasur një lidhje dashurie më një 20 vjeçar të komunitetit ashkali.

E.B, thotë se ishte detyruar, kërcënuar nga ai që të denonconte Bajram Rexhepin se po e ngacmonte seksualisht.

Për këto dhe shumë detaje tjera rreth zhvillimeve në këtë rast të ndjeshëm, ndiqeni intervistën.. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë