Loading…

Flasin prindërit serbë që QKUK dhe KFOR i shpëtuan fëmijën

  • 25/11/2016 | 13:58

Flasin prindërit serbë që QKUK dhe KFOR i shpëtuan fëmijën

Dimitrije Nedeljkovic, i vjetër vetëm 12 ditë, për shkak të infekcionit në zemër, të hënën, pas trajtimin në QKUK me helikopter të KFOR-it u transportua në Institutin për nëna dhe fëmijë në Beograd. Siç tregon babai i tij Stefan, fëmiu u lindë i shëndosh më 2 nëntor në Graçanicë, transmeton gazetametro.net.

“Nuk kishtë asnjë komplikim deri të premtën, 18 nëntor. Përnjëherë refuzoi ushqimin … e quam në spital në Graçanicë”, tregon e ëma Kosovka Milovanovic.

Aty filloi agonia e tyre dhe lufta për jetën e fëmiut.

“Mjekja menjëherë filloi reaniminimin dhe pasi që e ktheu në jetë, e morri fëmiun dhe me ambullancë e barti në Prishtinë, për ta lidhur në aparate”, kujton Stefani.

Siç tregon babai i fëmiut, në Prishtinë mjekët luftuan “me mish e me shpirt” për jetën e fëmiut të tyre të vetëm.

“Ne jetojmë në Kosovë dhe planifikojmë që këtu të mbesim. Dimitrije është fryt i dashurisë sonë. Në Prishtinë mjekët diagnostifikuan se fëmiu ka infekcion, gjegjësisht një lloj të sepsës dhe se zemra i është rritur për shkak të mungesës së oksigjenit”, tregon me zë dridhës Stefani.

Pasi i është stabilizuar gjendja në QKUK, me helikopter të KFOR-it dhe ekipin mjekësor të QKUK-së, fëmia është bartur në Institutin për nëna dhe fëmijë në Beograd.

Tani Dimitrije ndihet më mirë. Gjendet në inkubator, ende nuk dijmë se si e mori infekcionin, këtë do të kuptojmë gjatë javës.

Edhe kryeministri serb Aleksandar Vucic falënderoi KFOR-in nga Kosova, të cilët ndihmuan në shpëtimin e jetës së Dimitrijes së vogël ashtu që e bartën me helikopter në spitalin e Beogradit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë