Loading…

Flasin pak edhe nga Këshilli i Prindërve: Përsëri i ‘qepojnë’ SBASHK’ut, asnjë fjalë për Qeverinë

  • 01/10/2022 | 18:13

Flasin pak edhe nga Këshilli i Prindërve: Përsëri i ‘qepojnë’ SBASHK’ut, asnjë fjalë për Qeverinë

Ka reaguar edhe i famshmi Këshilli i Prindërve pas ndërprerjes së grevës nga sindikalistët. Duket se këtyre prindërve nuk u ka mjaftuar një muaj për të kritikuar SBAShK’un, pasi që edhe tash kur u mor vendimi për pezullim të grevës, ata s’përtuan të dalin me një postim ku përsëri godasin sindikalistët, shkruan Gazeta Metro.


Këta prindër, që s’dihet se kë përfaqësojnë, kanë shfrytëzuar në maksimum këtë muaj për t’u shfryrë ndaj mësimdhënësve. Madje, një ditë kërcënuan se do t’i çregjistronin fëmijët e tyre nga shkollat po qe se greva vazhdon.

Sot ata zgjodhën që si autoriteti moral që janë në këtë shoqëri, t’ua parashtrojnë një pyetje mësimdhënësve.

“A ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, pyesin këta prindër në një postim në Facebook, në të cilin kanë limituar njerëzit që mund t’u komentojnë atyre, pas kritikave të mëdha që morën në postimin për çregjistrimin masiv.

Por, s’mund e s’bën assesi të harrohet kërcënimi që bëri ky Këshill para pak ditësh.

“Shkurt e shqip”, shpreheshin këta mendjendritur, këta arsimdashës, “nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë”, shkruante në kërcënimin e tyre.

Për Qeverinë s’e çelën gojën. Duket se s’u bëri përshtypje që neglizhenca e saj ndaj sindikalistëve solli deri te kjo situatë, ku fëmijët humbën një muaj mësim.

Bënin thirrje për organizim të prindërve, sidomos nëpër institucionet shkollore, në mënyrë që t’u bëhej presion mësimdhënësve. Por trysninë e tyre, Zoti na ruajt, s’e kthenin kurrë ndaj Qeverisë.

Kush janë këta prindër? Kush janë këta që edhe presidentja Osmani i priti në zyrë? Kë përfaqësojnë? Këto janë pyetje më me vlerë sesa përpjekja e tyre që edhe sot të bëjnë ‘sehir’ ndaj mësuesve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë