Loading…

Flamuri rus vendoset në Kalanë e Zveçanit në Mitrovicën e Veriut

  • 29/09/2020 | 18:40

Flamuri rus vendoset në Kalanë e Zveçanit në Mitrovicën e Veriut

Flamuri rus është vendosur në kalanë e Zveçanit në Mitrovicën e Veriut, dhe kjo sipas politikanit serb Marko Jaksic është një përgjigje ndaj Presidenti serb Aleksandar Vucicit, lidhur me iniciativën për ta emëruar Liqenin e Ujmanit në Liqeni Trump, shkruan Gazeta Metro.


Jashic ka njoftuar se flamuri i Federatës Ruse po valvitet në në Kalanë e Zveçanit në Mitrovicën e Veriut, si shenjë përjgigjjeje nga Vucicit.

“Flamuri i Federatës Ruse në Kalanë Zveçanit. Më duket se kjo është një përgjigje ndaj Vuçiqit, i cili tha se iniciativa për Liqenin Trump erdhi nga popullata e veriut të Kosovës”, ka shkruar Jakshic në Facebook.

Kujtojmë, që ditë më parë Emisari Special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell kishte propzuar që liqeni i Ujamnit të quhet liqeni “Trump” për kontributin e presidentit Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, gjë për të cilin reagoi edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, duke e pranuar këtë emërim, që si përfundim doli të jetë një shaka e Grenellit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë