Flamuri i Kosovës për herë të parë valon në Notre-Dame de Paris.
Këto fjalë i ka shkruar në një postim në Twitter matematikani e diplomati kosovar Qëndrim Gashi, transmeton gazetametro.net.
Ambasadori i Kosovës në Francë, ka thënë se flamuri i Kosovës është vënë në Notre-Dame me rastin e shënimit të përvjetorit të perfundimit të Luftës së parë botërore.
Flamuri i Kosovës është radhitur ndër 20 flamujt e shteteve pjesëmarrëse në ceremoninë, e cila mbahet më 11 nëntor.
Gazetat serbe kanë reaguar me zemërim, duke theksuar se ky manifestim u përket pjesëmarrëse të luftës, ndër të cilat numërojnë edhe Serbinë./gazetametro.net
Le drapeau du #Kosovo flotte pour la première fois dans Notre-Dame de Paris — dans le cadre des commémorations du Centenaire de la fin de la Première Guerre mondiale. pic.twitter.com/F2Ug7bo2QA
— Qëndrim R. Gashi (@qendrimrgashi) November 2, 2018