Loading…

Flamuj serbë e posterë të Vucicit, kështu po pritet presidenti serb te Ujmani |PAMJE

  • 08/09/2018 | 14:50

Flamuj serbë e posterë të Vucicit, kështu po pritet presidenti serb te Ujmani |PAMJE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, po pritet me flamuj e posterë të shumtë te Liqeni i Ujmanit, vend për të cilin dje u tha se i’u është ndaluar vizita, por pastaj ndryshoi gjithçka.


Pas presionit të Brukselit, autoritetet kosovare u detyruan gjatë ditës së djeshme t’i japin leje presidentit serb për ta vizituar edhe Ujmanin, raporton Gazetametro.net.

Te liqeni i Ujmanit siç shihet në pamjet mëposhtë, gjithçka është gati për pritjen e tij, flamuj të shumtë serbë e postierë janë vendosur atje.

Ndërkohë, duhet të theksohet se presidenti serb po viziton tokat për të cilat kohët e fundit u tha se do shkëmbehen, nëse veç arrihet marrëveshja të cilën presidenti Thaçi po e quan ‘korrigjim të kufirit’.

Gjithashtu, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Serbisë, Marko Gjuriq lëshoi një deklaratë sot e cila ngriti dyshime se një gjë e tillë mund të ndodhë vërtetë.

Ai tha se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po e presin me padurim vizitën e presidentit Vucic, pasi siç tha ai, do të sjell një vendim që është në të mirë dhe në interes të serbëve dhe Serbisë.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi vazhdimisht po insiston se nuk do ketë ndarje apo shkëmbim territoresh, sipas tij bëhet fjalë vetëm për ‘korigjim kufijsh’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë