Loading…

Flaka Krelani ironizon Lori Hoxhën, e quan ‘kthim të borxhit’ fitoren e Ilirit

  • 19/02/2022 | 12:17

Flaka Krelani ironizon Lori Hoxhën, e quan ‘kthim të borxhit’ fitoren e Ilirit

Ilir Shaqiri u shpall mbrëmjen e djeshme fituesi i “Big Brother VIP” duke marrë çmimin 100 mijë euro.


Kjo fitore u duartokti dhe u prit mirë nga miqtë e tij, por në rrjet nuk munguan as thumbat.

Që me hyrjen e balerinit në këtë reality shoë, me producente Lori Hoxhën, publikut shqiptar iu rikthye në memorie “Dancing With The Stars 4” ku trashëgimtarja mori çmimin e parë të cilën ia dha kryetari i jurisë, pikërisht Ilir Shaqiri.

Kjo fitore u diskuta gjerësisht shumë dhe u gjykua nga një pjesë e mirë si e pa merituar për Lorin e cila ishte ne finale përballë Flaka Krelanit e cila vërtetë mahniti me talentin e saj në kërcim.

Prandaj që në fillim, kur publiku mësoi se Iliri ishte një prej banorëve të BBV e “shpallën” fitues duke thënë se Lori Hoxha do t’i kthejë borxhin e 2014-s.

Njësoj në fakt mendon edhe vetë Flaka Krelani, që me tu shpallur fituesi nuk ka kursyer thumbat në rrjetet sociale. “Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, shkruan motra e saj Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin:

“Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”, duke ironizuar kështu drejtpërdrejt Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë