Loading…

Fjalët e Sekretarit amerikan për Kosovën – lajm kryesor në mediat serbe

  • 29/01/2017 | 12:04

Fjalët e Sekretarit amerikan për Kosovën – lajm kryesor në mediat serbe

Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis në një raport drejtuar Senatit, theksoi se FSK duhet të shndërrohet në ushtri.

Kurse ky angazhim tij për formimin e ushtrisë së Kosovës është bërë lajm kryesor në mediat e Serbisë.

B92 e ka lajm kryesor deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes së po formohet Ushtria e Kosovës.

Edhe “Blic” i Beogradit informatën se Mattis ka thënë se “para zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane në Kosovë, forcat vendore kosovare duhet të fitojnë mandatin për mbrojtjen e vendit”, nuk e la të kalonte pa u vërejtur.

Kurse Pprtali politika.rs ka raportuar se “medat në Prishtinë thonë se Mattis deklaron se duhet formuar ushtria e Kosovës”, transmeton gazetametro.net.

 “Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare”, kishte thënë Mattis, në një përgjigje me shkrim drejtuar Senatit.

Ai ndër tjerash e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë