Loading…

Fjalët e fundit të 7 njerëzve të famshëm (Foto)

  • 19/03/2017 | 15:06

Fjalët e fundit të 7 njerëzve të famshëm (Foto)

Njerëz të famshëm, para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… atë çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit, përcjellë gazetametro.net.


Gazetametro.net ju sjell disa prej tyre.

  • Leonardo Da Vinçi ishte gjithashtu modest dhe tha: “E kam fyer Zotin dhe njerëzimin pasi vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte arritur.
  • Sipas motrës së tij Mona, fjalët e fundit të themeluesit të Apple Steve Jobs ishin “Oh uau, oh uau, oh uau”.

images

  • Në përkujtimin e saj të vitit 2014, ish-e fejuara e Elvis Preslit, Ginger Alden kujtoi fjalët e fundit që ai tha para vdekjes në vitin 1977. Gjatë një nate pa gjumë, Presley i tha Alden, “Do të shkoj të lexoj në banjo”.
  • Bob Marley, muzikant, fjalët e fundit: “Paratë nuk mund të blejnë jetën”. E vërtetë.

images-1

  • Disa e konsiderojnë Pablo Picasso-n si piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të. Fjalët e fundit të tij ishin: “Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më”.
  • Shqiptarja Nënë Tereza është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur për bamirësinë e saj në Indi, ku kaloi më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimit. Fjalët e fundit të shenjtores ishin: “Jezus të dua. Jezus të dua”.

nene-tereza

  • Winston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore. Fjalët e fundit ishin: “Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha”. Legjendare, ashtu si edhe ai./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë