Në Gjykatën Themelore në Ferizaj sot mbahet fjala përfundimtare në rastin e Fatos Rizvanollit i akuzuar për rekrutim të kosovarëve për xhihadizëm islamik, “Rekrutim për terrorizëm”.
Ky është njoftimi që ka dhënë Gjykata Themelore në Ferizaj, e cila tregon se sot vazhdon seanca për Rizvanollin.
“Në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon seanca gjyqësore me fjalën përfundimtare, ndaj të pandehurit F.R. i akuzuar për shkak të veprës penale “Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së”, thuhet në njoftim./gazetametro.net