Loading…

Fituesja e Oscarit zëvendëson Angelina Jolie në “Tomb Raiderin” e ri

  • 01/04/2017 | 08:15

Fituesja e Oscarit zëvendëson Angelina Jolie në “Tomb Raiderin” e ri

Angelina Jolie kishte sjellë Lara Croft-in e popullarizuar në ekranin e madh dhe në ekranizimin e videolojës Tomb Raider.


Warner Bros ka bërë xhirimet e para të Lares së re, të cilën e aktron Alicia Vikander, fituesja e vitit të kaluar të çmimit Oscar për rolin në filmin “The Danish Girl”.Por, në vazhdimin e tretë të filmit të popullarizuar rolin e heroit do ta luajë bukuroshja Alicia Vikander.

Regjisori i filmit Roar Uthaug tha se Vikander është brilante dhe se shpreson që filmi do të jetë hit i madh.

“Alicia është thelluar në personazh, si nga ana emotive, po ashtu edhe nga ana fizike”, tha Uhtaug.

Aktorja Vikander ka thënë se Lara është ikonë e vërtetë dhe shpreson se do të bëhet idol për shumë vajza të reja. Ndryshe, “Tomb Raider” në kinema vjen kah mesi i vitit 2018.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë